Fjalë Kyçe

Olta Gixhari tregon tipin e mashkullit që kërkon

Olta Gixhari tregon tipin e mashkullit që kërkon

Mediat kanë shkruar shpesh për jetën private të Olta Gixharit herë duke u bazuar në situata të vërteta e herë duke ngritur aludime.

Momentalisht Olta nuk është në një lidhje është në “kërkim” sic ajo e ka quajtur dhe e ftuar në “Thumb” ka rrëfyer se ajo i zgjedh me kujdes partnerët e saj.

“Unë kam patur një histori jo me një djalë që punonte kamarier por që vinte nga një familje shumë e thjeshtë. Ia dilnim të dy ne domethënë. Me një njeri që nuk ka ambicje nuk rri dot, sepse ti lë xhepat bosh, apo me një njeri që i ka dhënë babi një makinë të bukur dhe rri kot. Nëse unë kam një mashkull të tillë i bie që ta shkel me këmbë.”- është shprehur Olta duke shtuar se më mirë të jetë vetëm sesa të ketë në krah një mashkull me të cilin nuk do arrinte të kuptohej.  /Blitz.al/