Krahas Superligës sot janë zhvilluar edhe takime në Ligën e Parë.
Njëri ndër to ka qenë edhe takimi mes Fushë Kosovës dhe Onixi-t, që ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat minimal 1 me 0.
Mirëpo pas ndeshjes skuadra e Onixit në faqen zyrtare të tyre në Facebook ka dalur me një reagim ndaj referimit si dhe mikëpritjes së bërë nga klubi i Fushë Kosovës.
Ndër tjerash në atë reagim thuhet se: Dëmtohemi rënd nga referi Eroll Januzi nga Gjilani me një gol me faull ndaj Granit Ademaj si dhe penallti klasike nuk referon ndaj klubit tonë referim skandaloz nga ky refer si dhe miëkpritje e keqe e klubit Fush Kosova ndaj klubit tonë.