Fjalë Kyçe

Oraret e autobusëve në Prishtinë tani mund t’i gjeni edhe me Google Map

Oraret e autobusëve në Prishtinë tani mund t’i gjeni edhe me Google Map

Aplikacioni popullor i hartave, “Maps”, i gjigantit teknologjik “Google”, ka filluar të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë.

Përbri orareve të një destinacioni të caktuar përbrenda Prishtinës, në aplikacion tregohen edhe çmimet, së bashku me numrin e autobusit urban.

Po ashtu, precizohet edhe ora e saktë se kur autobusi lë stacionin për të shkuar në vendndodhjen e caktuar.

Shërbimi funksionon si në telefon mobil, ashtu edhe në kompjuter.