Fjalë Kyçe

Orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë

Orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 19-të në IPKO Superligë, shkruan GazetaAlo.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri tjera të dielën.

Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në ndeshjet që zhvillohen në Drenas,

ku takohen Feronikeli – Llapi dhe në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë mikpritëse e rivales së vjetër, Lirisë. Gjithsesi, ballafaqime interesante priten edhe në duelet e tjera. /GazeraAlo

Orari i ndeshjeve – Java 19-të

E shtunë, ora 13:00
Drenica – Ferizaj
Gjilani – Flamurtari
Ballkani – KEK-u

E diel, ora 13:00
Feronikeli – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Prishtina – Liria