Fjalë Kyçe

Organizohet protestë në mbështetje të profesorit Lulzim Paci

Organizohet protestë në mbështetje të profesorit Lulzim Paci

Në përkrahje të profesorit Lulzim Paci është thirrur protestë të shtunën në Prishtinë e Vushtrri.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00, ndërsa në Vushtrri në sheshin “Adem Jashari” në orën 14:00.

Profesori Paci u kritikua nga deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Fjolla Ujkani, për videot e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok”.

Kjo ka bërë që sot profesori të qaj në një emision ku ishte i ftuar. Mirëpo, pas kësaj rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ujkani duke i kërkuar falje publike profesorit./express