Fjalë Kyçe

Organizonin lojëra të fatit, arrestohen dy persona në Gjakovë

Organizonin lojëra të fatit, arrestohen dy persona në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi janë has duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zyrtarët e doganës të cilët si dëshmi kanë konfiskuar tre aparate APEX të lojërave të fatit, kurse, dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.