Fjalë Kyçe

Oriola e mrekullueshme në pozën festive

Oriola e mrekullueshme në pozën festive

Sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, Oriola Marashi bëhet temë e faqeve rozë, e gjithë kjo falë dukjes mahnitëse.

Modelja e njohur nga Shqipëria edhe në ditët festive është në qendër të vëmendjes përmes fotografive që i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur me fustan të zi, të hapur në pjesën e dekoltesë e që vë në pah hiret e saj, Oriola ka joshur vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

“Ju plotësofshin të gjitha ëndrrat. Jua uroj Vitin e Ri 2020”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj.

Ndërsa ditë më parë, ajo ka marrë vëmendje me një fotografi të realizuar në Palma de Mallorca të Spanjës.

https://www.instagram.com/p/B6tOHqoBQ4X/?utm_source=ig_web_copy_link