Fjalë Kyçe

Oriola Marashi rezulton negative me COVID-19

Oriola Marashi rezulton negative me COVID-19

Modelja më e njohur në estradën shqiptare që po merr vëmendje të madhe është padyshim Oriola Marashi.

Bukuroshja brune është tejet aktive në rrjete sociale, ndërsa bën të ditur se po realizon fotosesione të vende të ndryshme.

Si duket, kjo ka bërë që ajo t’i nënshtrohet testit për COVID-19, me ç’rast ka treguar edhe rezultatin.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh, ndërsa në të shihej se ka rezultuar negative.

Ditëve të fundit ajo ka qenë duke qëndruar në Turqi, nga edhe po i ofron mundësinë fansave të shohin përditshmërinë e saj.

Ajo është bërë mëse e përfolur edhe për lidhjen me futbollistin Eros Grezda, ku ky i fundit nuk po i kursen fjalët e ëmbla për të në rrjete sociale.