Fjalë Kyçe

Oriola Marashi zgjedh Dubain si destiancion për pushime

Oriola Marashi zgjedh Dubain si destiancion për pushime

Pas angazhimeve të fundit në profesion, Oriola ka udhëtuar për pushime.

Oriola Marashi ditët e fundit ka qenë shumë e angazhuar me realizimin e fotosesioneve të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Modelja ka pozuar për marka të njohura, ndërsa pjesë nga këto fotosesione i ka ndarë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Pas gjithë këtyre angazhimeve, Oriola ka udhëtuar drejt Dubait për pushime, teksa sjell pamjet e para nga atje.

Ky udhëtim i saj vjen pak kohë pasi ishte në Turqi për të realizuar një set fotografik, ndërsa duket se po kalon çaste të bukura në atë vend.

Megjithatë, Oriola nuk ka preferuar të tregojë se kush po e shoqëron atë në këtë udhëtim, por supozohet të jetë i dashuri i saj, futbollisti Eros Grezda.