Fjalë Kyçe

OSBE organizon puntori për komunitetet jo shumicë se si të aplikohet për polici

OSBE organizon puntori për komunitetet jo shumicë se si të aplikohet për polici

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë punëtori përgatitore për anëtarët e komuniteteve jo shumicë se si të aplikohet për një polic.

Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

”Punëtoria konkretisht synon komunitetet kosovare romë, kosovarë ashkali dhe kosovarë egjiptianë në Kosovë, dhe do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga data 27 tetor 2021.. Do të elaborojë procedurën e aplikimit, testimin dhe hapat e tjerë të nevojshëm për aplikimi si polic.” Thuhej në një postim në Facebook të OSBE-së.

Tutje bëhet e ditur se kushdo që është i interesuar që të marrë pjesë duhet të dorzojë CV-në dhe letrën motivuese më 24 tetor në [email protected].