Fjalë Kyçe

Osmani dënon sulmet mbi gazetarët në veri “nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiqi”

Osmani dënon sulmet mbi gazetarët në veri “nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiqi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmet mbi gazetarët në veri të vendit.

Ajo ka thënë se këto sulme shpërfaqin qëllimet e vërteta të Beogradit.

“Sulmet mbi gazetarët që po raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiqi, shfaqin qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani ka shtuar se qasja e lidershipit serb nuk ka ndryshuar qysh nga vitet e 90-ta dhe se ai do të dështojë.

“Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka theksuar Osmani.