Fjalë Kyçe

Osmani e përjashton nga Presidenca sekretarin Driton Gashi, pas skandalit me kasafortën

Osmani e përjashton nga Presidenca sekretarin Driton Gashi, pas skandalit me kasafortën

Është liruar nga detyra sekretari i presidencës, Driton Gashi. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Komisioni i themeluar me vendim ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disiplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disiplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”, tha Kupina.

Muaj më parë, Gashi ishte suspenduar nga pozita e Sekretarit në Presidencë, pasi që Faton Peci, Shef i Kabinetit të ushtrueses së Detyrës së Presidentit të Kosovës kishte thënë se e ka zënë Driton Gashin bashkë me një agjent të AKI-së duke tentuar që t’i tërhiqnin dokumentet nga sefi i Zyrës së Presidentit.