Fjalë Kyçe

Osmani: Heroizmi i Agim Ramadanit vazhdon t’i frymëzojë brezat

Osmani: Heroizmi i Agim Ramadanit vazhdon t’i frymëzojë brezat

Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar luftëtarin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij.

Ajo ka thënë se Ramadani nuk ishte thjesht vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.

“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.

“Heroizmi dhe trashëgimia e Agimit do të vazhdojnë t`i frymëzojë brezat që do të vijnë”, ka thënë më tej Osmani.