Fjalë Kyçe

Osmani: I gjithë sistemi në Kosovë është i kalbur

Osmani: I gjithë sistemi në Kosovë është i kalbur

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se i gjithë sistemi në Kosovë është i kalbur.

Osmani ka bërë thirrje që të ndërmerren masa konkrete jo vetëm për 16 vjeçaren nga Drenasi, po të investohet në një arsim ku mbrohet dinjiteti, e jo në arsim ku mësohen vetëm shkronjat.

Ajo ka kërkuar që të dihet saktë se sa është ndarë nga buxheti i Kosovës në hetime të mirëfillta dhe në krijimin e një barazie për të gjithë personat çoftë mësimdhënës apo policë.