Fjalë Kyçe

Osmani: Kur gratë mbështesin veten, do të mbështeten edhe nga burrat

Osmani: Kur gratë mbështesin veten, do të mbështeten edhe nga burrat

Është hapur edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Me misionin e përfaqësimit dhe përfshirjes së gruas, e veçmas asaj rome, ky festival i organizuar nga “Zëri i Ashkalinjëve, Romëve dhe Egjiptianëve” solli dimensione të ndryshme artistike në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E hapur me një performancë poetike nga Mehreme Goliqi, e pranishme ishte edhe presidentja Vjosa Osmani e cila përmendi rastet e dhunës fizike përgjatë pandemisë dhe trajtimin jo të duhur të gruas në familje.

“Kur gratë dhe vajzat janë të sigurta, kur të gjithë punojmë krahë për krahë pa dallim”, u shpreh Osmani. “Kur ne e mbështesim veten fitojmë parakushtin që të mbështetemi edhe nga burrat”.