Fjalë Kyçe

Osmani: Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit!

Osmani: Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit duke thënë se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.

“Festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor. Prandaj sot, duhet ndarë me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat, por të shpërndahet dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë”, është shprehur Osmani në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv

E para e shtetit të Kosovës uron që kjo festë të sjellë tek të gjithë të mira e begati, e mbi të gjitha të sjellë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor.