Fjalë Kyçe

Osmani në Junik: Qytetarët tanë meritojnë një qeverisje që u shërben me nderë e dinjitet

Osmani në Junik: Qytetarët tanë meritojnë një qeverisje që u shërben me nderë e dinjitet

Lidhja Demokratike e Kosovës në ditën e katërt të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim elektoral me simpatizantë të kësaj partie në Junik, ku nga këtu kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani kërkoi besimin e qytetarëve.

Tutje, Osmani theksoi se Kosovën do ta bëjnë të fort dhe të pamposhtur sikur kullat e Junikut. Ajo gjithashtu shtoi se përderisa të tjerat parti ndjellin frikë, LDK ndjell shpresë.

“Përderisa të tjerët ndjellin frikë, ne ndjellim shpresë. Përderisa të tjerët shantazhojnë e kërcënojnë, ne kërkojmë besim. Përderisa të tjerët mendojnë që mundet me u blerë vullneti i qytetarëve, ne ua kemi dëshmuar me Ibrahim Rugovën e do t’ua dëshmojmë prapë më 6 tetor”, theksoi Osmani.

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka thënë se qeverisja e udhëhequr nga kjo parti do ta ketë në prioritet bujqësinë dhe turizmin në Junik, sepse qytetarët e këtij vendi meritojnë një qeverisje të ndershme dhe të dinjitetshme.

Po ashtu, ajo tha se LDK është alternativë e vetme që e ka seriozisht për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Qytetarët tanë të Junikut meritojnë një qeverisje që u shërben me nderë, që i trajton ata me dinjitet që bashkë me ta, asnjëherë duke i injoruar ata, e ndërton një të ardhme të sigurtë për fëmijët tanë….LDK është alternativa e vetme që mund t’ia sjellë qytetarëve këtë qeverisje të ndershme dhe të dinjitetshme.

LDK-ja është e vetmja që e ka seriozisht për ta luftuar krimin dhe korrupsionin dhe e vetmja që e vendos sundimin e rendit dhe ligjit”, tha ajo.