Fjalë Kyçe

Osmani: Qëllimi i Millosheviqit dhe Mladiqit ishte gjenocidi

Osmani: Qëllimi i Millosheviqit dhe Mladiqit ishte gjenocidi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar për dënimin e përjetshëm që ia shqiptoi gjykata kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq.

Osmani me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi i Millosheviqit, kur shohin këtë verdikt, do të ndjehen një hap më tepër drejtësisë, shkruan lajmi.net.

“Kur shohim një verdikt të tillë sikurse ky i sotit, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtjet e parrëfyera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit do ndjehen një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka tashmë dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e atij regjimi, ishte gjenocidi”, ka shkruar ajo.

Tutje Osmani ka thënë se ky gjykim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur vihet drejtësia, sepse sipas saj rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë kur vihet drejtësia, ndonëse rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë që të sigurohet drejtësia për të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ajo.