Fjalë Kyçe

Osmani sërish udhëton për në SHBA

Osmani sërish udhëton për në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Osmani ka udhëtuar në SHBA pas ftesës nga Instituti për Politikë të Jashtme “SAIS”.

Në “SAIS” Osmani do të flas për të ardhmen e Kosovës.

“Instituti i Politikës së Jashtme SAIS do të presë me krenari Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë më 8 nëntor, në orën 11:30”, thuhet në njoftimin e institutit në Twitter. /