Fjalë Kyçe

Osmani: Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, por duhet studim

Osmani: Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, por duhet studim

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të mëparshme në lidhje me qëndrimet e saja për taksën 100% ndaj Serbisë.

Osmani ka sqaruar qëndrimin e saj lidhur me vendosjen e reciprocitetit në vend të taksës, duke thënë se kjo është dakordim i përbashkët i LDK’së dhe i Vetëvendosjes.

Mirëpo kryeparlamentarja Osmani thotë se vetëm për çështjen e kohës se kur do të realizohet zëvendësimi, nuk mund të japë një afat për shkak të studimit që duhet bërë.

“Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera”, ka shkruar kryeparlamentarja në Twitter.