Fjalë Kyçe

Osmani: Thaçi në dialogun me Serbinë, rolin do ta ketë vetëm ceremonial

Osmani: Thaçi në dialogun me Serbinë, rolin do ta ketë vetëm ceremonial

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani gjatë bashkëbisedimit drejtpërdrejt me qytetarë në platformën e KDI-së me temën për dialogun Kosovë-Serbi, tha se si kryeministre me ekipin e saj do ta drejtojë procesin e dialogut në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të afërt me partitë në parlament.

Vijat e kuqe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas saj është çështja e kufijve dhe korrigjimit.

për dialogun do ta ketë vetëm rolin ceremonial në Kuvend”, theksoi Osmani.

Kandidatja për kryeministre tha se teza e korrigjimit të kufijve është e rrezikshme, pasi burimin e ka në Serbi dhe Rusi.

“Një ide e tillë nuk do të jetë e mundur të jetë në tavolinën e procesit të dialogut Kosovë-Serbi”, tha ajo duke shtuar se kufijtë janë të përcaktuar që nga shpallja e pavarësisë, transmeton ksp.

E pyetur për rolin e SHBA-së në procesin e dialogut, Osmani tha se ky rol është ekzistencial.

“Çdo hap që do të merret për dialogun, duhet të ketë rol SHBA-ja dhe shtetet e BE-së”, theksoi ajo.

Po ashtu për të drejtat e qytetarëve në Luginën e Preshevës, ajo tha se ende ka shkelje të të drejtave, andaj derisa flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, duhet të kërkohen të drejtat edhe për qytetarët shqiptarë të Luginës.

Derisa foli për taksën, tha se duhet reciprocitet të plotë me Serbinë në aspektin ekonomik dhe politik.

Osmani i është përgjigjur një qytetari për koalicionin pas zgjedhor, e cila tha se assesi nuk do të ketë koalicion me PDK.

Për kontributet pensionale të plaçkitura si fond nga Serbia, Osmani theksoi se Kosova dhe qeveria e saj do ta bëjnë të pamundurën për kthimin e këtij fondi. Ajo ka ripërsëritur se në qeverinë e saj nuk do të jenë më shumë se 12 ministri.