Fjalë Kyçe

Osmani udhëton drejt Amerikës, merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani udhëton drejt Amerikës, merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani udhëtoi për në New-York, që të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, pritet që Osmani të paraqes të arriturat e deritanishme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivë.