Fjalë Kyçe

Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Në urimin e presidentes Osmani thuhet se Kushtetuta është udhërrëfyese, dhe se zbatimi i pakompromis i saj na ndihmon në procesin tonë integrues euroatlantik.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka deklaruar Osmani.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.