Fjalë Kyçe

“Ova” flet për shqiptarët: Shqipërinë e duam shumë

“Ova” flet për shqiptarët: Shqipërinë e duam shumë

Pothuajse të gjithë e kemi shikuar filmin turk “7 Kogustaki Mucize” që ka thyer rekorde shikueshmërie e që jemi prekur nga historia që trajtohet dhe dashuria e prindit për fëmijën.

Protagonistët e filmit “Memo” i luajtur nga Aras Bulut Iynemli dhe “Ova” Nisa Sofiya Aksongur kanë rryëmbyer zemrat e të gjithëve, ndërsa sot fama e tyre ka kaluar edhe kufinjtë turk.

Së fundi aktorja simpatike dhe e talentuar Nisa Sofiya ka dhënë një intervistë me Intevista.al ku ka folur për karrierën e saj, por nuk ka lënë anash pa përmendur edhe shqiptarët.

“Shqipërinë  e duam shumë, Turqinë gjithashtu ! Unë mendoj se kemi një kohë shumë të bukur dhe kulturë shumë të ngjashme”, u shpreh aktorja 9 vjeçare.

Ajo tutja tha se do të dëshironte që të vizitonte Shqipërinë dhe  se nëse do t’i ofrohej ndonjë rol do ta pranonte me kënaqësi.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, por do të doja shumë të vija! Do të isha shumë e lumtur, natyrisht që do të doja të luaja në ndonjë film atje, pse jo!”, tha Sofiya.

Ndërkohë aktorja poashtu ka folur për aktorin e famshëm turk, Aras Bulut Iynemli i cili luan rolin kryesor.

“Në të vërtetë, është një ndjesi që nuk kuptohet ndërkohë që filmi po xhirohej, ndjesia merret vetëm kur shikon filmin. Stafi i këtij filmi saten ishte si ligat e kampionëve. Pastaj, të luash në krah të Aras Bulut Iynemli është mrekulli”, tregoi Sofiya.