Mesut Ozil me shumë gjasë do të largohet nga Arsenal qysh në janar.
Mesut Ozil nuk konsiderohet më i rëndësishëm te Arsenal, andaj këta të fundit kanë vendosur ta shesin.
David Beckham është duke tentuar ta transferoj atë te skuadra e tij, Inter Miami, përcjell “lajmi.net”.
Legjenda angleze tashmë ka filluar bisedimet me Ozilin, ku dëshiron që ta mbyll marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur.
Mesfushori gjerman ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2020, andaj Inter Miami duhet të ofroj 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e tij.