Fjalë Kyçe

Pa viza por britanikët duhet të paguajn për të hyr në BE, ja pse!

Pa viza por britanikët duhet të paguajn për të hyr në BE, ja pse!

Britanikët do të jenë të detyruar t’i paguajnë 7 euro për çdo tri vjet në mënyrë që të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi vendi të jetë ndarë zyrtarisht nga BE-ja. Komisioni Evropian ka konfirmuar se britanikëve nuk do t’iu vendosen vizat, por ata do të detyrohen të aplikojnë dhe ta blejnë një dokument tjetër.

Ky dokument njihet me shkurtesën ETIAS, që do të thotë sistemi evropian për informim dhe autorizim të udhëtimeve, i cili ende nuk është në fuqi, por do të fillojë së zbatuari nga viti 2021. Kjo kërkesë nuk vlen vetëm për qytetarët britanikë, por edhe për shumë shtete tjera që nuk janë anëtare të BE-së.

Qytetarët e BE-së mund të udhëtojnë pa dokumente shtesë brenda BE-së, por qytetarët e vendeve që janë jashtë bllokut duhet të aplikojnë për viza, përpos qytetarëve të 61 vendeve, ku përfshihet SHBA-ja, Japonia dhe Australia. Qytetarët e këtyre 61 vendeve mund të udhëtojnë pa viza dhe mund të qëndrojnë në BE për më së shumti 90 ditë.

Sipas marrëveshjes së Britanisë së Madhe me BE-në, qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe pas tërheqjes së Britanisë deri në fund të vitit 2020, shkruan “BBC”-transmeton Gazeta Alo.