Fjalë Kyçe

Pacienti i dyshuar për linë e majmunit rezulton negativ

Pacienti i dyshuar për linë e majmunit rezulton negativ

Mostra e pacientit të dyshuar për linë e majmunit, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të mërkurën ë një njoftim për media.

Pacienti i dyshimtë ishte regjistruar në Klinikën Infektive më 3 qershor. Qytetarit nga Dragashi i ishin marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar në Holandë për analiza laboratorike.

“IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve”, thuhet në njoftim.

Institucionet shëndetësore kanë thënë se situata është e qetë, megjithatë kanë bërë thirrje për kujdes në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19.