Fjalë Kyçe

Pack: Vuçiq mund ta zgjidhë problemin Serbi-Kosovë

Pack: Vuçiq mund ta zgjidhë problemin Serbi-Kosovë

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, mendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi.

“Mendoj se ai (Vuçiqi) ka shfaqur gatishmërinë që t’i japë fund këtij problemi. Ai dikur ka qenë politikan i ri i afërt me ata që kishin instaluar regjimin e aparteidit në Kosovë, i cili më në fund dërgon te pavarësia. Për këtë arsye mendoj se ai është njeriu që më mirë se kushdo tjetër mund ta gjejë daljen nga kjo situatë që është e vështirë për të dy palët”, citon gazeta “danas” e Beogradit të ketë thënë Pack,  transmeton Koha.net.

Duke folur rreth ideve për ndryshimin e kufijve ndërmjet dy vendeve, Pack ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës.

“Ndarja e Kosovës mund të jetë fillimi i përpjekjeve të tjera për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Asnjë problem nuk do të zgjidhej tërësisht”, ka thënë Pack.