Fjalë Kyçe

Pacolli i del në mbrojtje deputetes Duda Balje

Pacolli i del në mbrojtje deputetes Duda Balje

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka dal në mbrojtje deputetes Duda Balje, pasi ajo tregoi se është kundër martesave me gjini të njëjtë.

Reagimi i tij vjen pasi Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe kërkesa për shkarkim e saj është i pavend.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi ai.