Fjalë Kyçe

Pacolli i reagon ashpër BE-së, në dialog duhet të diskutojmë vetëm për njohje

Pacolli i reagon ashpër BE-së, në dialog duhet të diskutojmë vetëm për njohje

Rreth deklaratave të BE-së, për Trepçën ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo temë nuk duhet të jetë pjesë e dialogut, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve.

Postimi i tij i plotë:

“Në asnjë rrethanë nuk pranojmë që të diskutohet statusi i Trepçës. Trepça i përket Kosovës dhe banorëve të saj. Shikoj seriozisht deklaratat pro serbe lidhur me këtë temë. Dialogu duhet të jetë vetëm në lidhje me njohje midis dy vendeve”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Alo/