Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë vikend është duke e kaluar në Gjermani.
Ai ka vizituar portin e Hamburgut, ku ka bërë një fotografi, duke treguar se në këtë vend para më shumë se katër dekadash ka bërë punë fizike, për t’i financuar studimet e tij.
Postimi i plotë:
Ky postim u dedikohet miqëve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar studimet e mia. Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugosllavisë por qytetar i Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inagurova Konsullatën gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës 🇽🇰