Fjalë Kyçe

Pacolli për “Sunday Express”: Serbia po përdorë metoda të ndyra për çnjohje të Kosovës

Pacolli për “Sunday Express”: Serbia po përdorë metoda të ndyra për çnjohje të Kosovës

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka akuzuar Serbinë për përdorimin e metodave të ndyra për të bindur shtetet e varfra afrikane që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën angleze “Sunday Express”, Pacolli ka përmendur korrupsionin dhe shitjen e armëve.

“Njohja e Kosovës nga e gjithë bota është proces i pakthyeshëm dhe kjo e ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fushata serbe që përdorë mito, korrupsion, shitje armatimit dhe të tjera metoda të ndyra për t’i detyruar individët që të lëshojnë nota diplomatike false për çnjohjen e Kosovës, është fushatë e turpshme për një shtet evropian që e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, ka thënë Pacolli, raporton KTV.

Ambasada serbe në Londër ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e “Sunday Express” për akuzat e Pacollit.