Fjalë Kyçe

Pacolli për vrasjen në Prishtinë: Jam i shokuar

Pacolli për vrasjen në Prishtinë: Jam i shokuar

Për rastin e 27 vjeçarit në Prishtinë, ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se është i shokuar nga ky lajm.

Postimi i tij i plotë:

Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes!/Gazeta Alo/