Fjalë Kyçe

Pacolli reagon për Samitin e Sarajevës: E papranueshme se si kanë dashur ta trajtojnë Kosovën

Pacolli reagon për Samitin e Sarajevës: E papranueshme se si kanë dashur ta trajtojnë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovws, Behgjet Pacolli ka folur sot rreth Samitit SEECP në Sarajevë, ku Kosova nuk pranoi të marrë pjesë

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli thotë se përkundër përpjekjeve të mëdha për pjesëmarrje të Kosovës në këtë Samit, është pamundësuar përfaqësimi i saj në kushtet ekzistuese.

“Vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shteruar të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme.

“Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posapërfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty, por edhe angazhimeve të sinqerta dhe konstruktive që Kosova si shtet i bën në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale. Kur e dimë se SEECP është krijuar me qëllimin për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon dhe integrimin e plotë të Europës Juglindore në strukturat euroatlantike kjo sjellje ndaj Kosovës si kryesuese e radhës nuk i bën nder Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Pacolli.