Fjalë Kyçe

Pacolli: Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahen, rrezik për njerëzit

Pacolli: Rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahen, rrezik për njerëzit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se rrugët e Kosovës nuk po mirëmbahen. Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të mirren me këtë problem.

Sipas tij, rrugët po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët.

Pacolli po ashtu tha se sinjalizimet janë të dëmtuara dhe kështu po rrezikohet jeta e njerëzve.

“Qe nje vit e këndej Rrugët e Kosovës  nuk po mirëmbahën dhe po degradohen masivisht.  Përmbytjet e fundvitit të kaluar kanë shkatërruar shumë rrugë, ura dhe vendkalime për këmbësorë pothuajse në gjithë Kosovën.  Rrugët magjistrale  dhe shumë rrugë rajonale po bëhen gjithnjë e më të vështira për trafikun dhe këmbësorët.  Sinjalizimet  kudo janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë fare. Kjo situatë është duke shkaktuar dame të mëdha dhe duke rrezikuar jetra te njerëzve. Ështe momenti i fundit që institucionet perkatëse të mirren me këtë problem!“, shkroi Pacolli në Facebook.