Fjalë Kyçe

Pacolli tregon arsyen pse nuk mori pjesë në seancën e sotme konstituive

Pacolli tregon arsyen pse nuk mori pjesë në seancën e sotme konstituive

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se për shkak të kufizimeve nga COVID-19 dhe mundësisë për të ardhur në Kosovë, ai mungoi në seancën e sotme konstituive për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli ndër të tjera uroi deputetët e kësaj legjislature, duke shtuar se themelimi i shpejtë i institucioneve është më se i nevojshëm.

“Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, më privoj, edhe për kundër dëshirës sime, unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli fitoi mandatin e deputetin në listën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës.