Fjalë Kyçe

Pagat e punëtorëve në Kosovë dalin me minus, kjo është arsyeja

Pagat e punëtorëve në Kosovë dalin me minus, kjo është arsyeja

Punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatoreve, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin gjatë punës së bërë kanë filluar t’i marrin bonuset nga Qeveria. Por, ato i janë nënshtruar tatimit.

Nga 100 euro sa janë paraparë, ata kanë marrë vetëm nga 85 euro, raporton KOHA.

Njësoj janë tatuar edhe shtesat për mjekët, policët, zjarrfikësit, inspektorët, personeli i FSK-së i angazhuar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, të cilët kanë punuar në terren dhe janë ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre.

Ata kanë përfituar nga 300 euro shtesë, por në kontot e tyre iu kanë dal nga 250 euro. Sindikata e Punëtorëve të Shëndetësisë dhe Rrjeti i shitësve me pakicë kanë thënë se kanë pasur ankesa nga punëtorët që mjetet nuk ju kanë dalë të plota. Por, Ministria e Financave dhe Transfereve ka sqaruar se bonuse iu nënshtrohen Ligjit për Tatimin në të ardhurat personale, për dallim nga subvencionet që nuk i nënshtrohen tatimeve.