Fjalë Kyçe

Pagat e punëtorëve të shëndetësisë do të rriten

Pagat e punëtorëve të shëndetësisë do të rriten

Në projektligjin për paga, në bazë të koeficientit, pagat më të larta do të jenë për Mjekët Specialist, të cilët janë klasifikuar me koeficient 5. Paga e tyre nga 659 euro do të rritet në 1195 euro.

Ndërsa koeficientin më të ulët e kanë kategoria e tret e infermjerëve mamive dhe tëknikëve mjekësor, të cilët janë klasifikuar me koeficient 1.7.

Përcaktimi i koeficientit për punëtorët shëndetësorë, shfaqi shumë pakënaqësi në kategori të ndryshme, të cilat u manifestuan edhe me grevë.

Megjithatë, greva nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, u ndërpre pas një marrëveshje të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë.

Por, me këtë marrëveshje të arritur nuk u pajtuan kirurgët të cilët po vazhdojnë të mbajnë grevë, edhe pse në Projektligjin për paga ata janë klasifikuar me koeficientin më të lartë në Sektorin e Shëndetësisë.

Mjekët specialistë janë klasifikuar me koeficient 5. Paga aktuale e tyre është 659 euro në muaj, ndërsa me miratimin e projektligjit, paga e tyre pritet të bëhet 1195 euro.

Pas Specialistëve Shëndetësorë, me koeficient më të lartë renditen Drejtuesit e Lartë në  Institucionet shëndetësore me koeficient 4.8, të cilët pritet të marrin pagë 1147 euro në muaj.

Ndërsa, Drejtorët e klinikave dhe QKMF-ve, janë klasifikuar me koeficient 4.7 që i bie të kenë pagë 1123 euro, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.Për Mjekët Specialistë të Mjekësisë Familjare koeficienti është përcaktuar 4.5. Paga aktuale e tyre është 565 euro, ndërsa me miratimin e ligjit, paga e tyre pritet të rriten në 1075 euro.

Ndërkaq, për Psikologët Klinik dhe Farmacistët, koeficienti është 3.4, paga e tyre do të jetë 812 euro.

Koeficient më i ulët është paraparë për infermierët, mami dhe teknikët mjekësorë. Në bazë të kategorive në të cilat klasifikohen sipas shkollimit dhe përvojës së punës, në kategorinë e parë Infermierët, mamitë dhe teknikët  mjekësor, janë klasifikuar me koeficient 2.2 dhe paga e tyre nga 469  do të bëhet  525 euro.

Me rritjen e koeficientit prej 30%, paga më e ulët e mësimdhënësit do të ishte 621 euro.

Kategoria e dytë e tyre është klasifikuar me koeficient 1.9 dhe paga e tyre pritet të bëhet 454 euro. Ndërsa kategoria e tretë ka koeficient 1.7 që i bie të kenë pagë 406 euro në muaj.

Megjithatë, para votimit të këtij projektligji, nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se mund të ketë edhe ndryshime të koeficientit në kategori të ndryshme.