Fjalë Kyçe

Pajtohen Fero dhe Arbenita?

Pajtohen Fero dhe Arbenita?

Ditën e djeshme reperi Fero bëri me dije se ka përfunduar kontratën 2 vjeçare me labelin “On Records”.

Duke publikuar një foto me menaxherin e kësaj kompanie, Fero tregoi se palët janë ndarë miqësisht dhe tani ai do të vazhdojë karrierën si artist i pavarur.

Reperi menjëherë pas largimit nga ky label, ka nisur punën për këngët e reja, e këtë gjë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku u shfaq në studio muzikore, por thuhet se ai mund t’i bashkohet labelit të njohur Babastar.

Një lajm që bëri bujë ditën e djeshme ishte edhe fakti që ai dhe Arbenita mund të jenë ndarë pasi ai nuk e ndiqte më në Instagram, mirëpo tani gjërat janë ndryshe sepse Fero ka filluar ta ndjekë modelen.