Ditën e djeshme Turqia njoftoi shtrëngim masash anti-Covid për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe fataliteteve në vend.
Pas një mbledhjeje tri orëshe të kabinetit në pallatin presidencial, presidenti Erdogan tha se numri i provincave të konsideruara “me rrezik shumë të lartë” për përhapjen Covidit është i madh.
Sipas masave të ndërmarra bëhet me dije se gjatë javës ndalimi i trafikut do të vazhdojë të zbatohet nga ora 21:00-05.
Të gjithë restorantet dhe kafenetë do të funksionojnë me 50% të kapacitetit të tyre. Ndërsa qytetet me rrezik shumë të lartë do t’i nënshtrohen një bllokimi total gjatë fundjavave.
Gjatë muajit të Ramazanit, i cili fillon në 13 prill të këtij viti, mbledhjet tradicionale për syfyr (para agimit) dhe iftar (momenti i mbarimit të agjërimit ditor) do të jenë të ndaluara në të gjithë vendin.