Fjalë Kyçe

Palmer dhe Lajçak në Presidencë të Kosovës për t’u takuar me Osmanin

Palmer dhe Lajçak në Presidencë të Kosovës për t’u takuar me Osmanin

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sapo ka shkuar në Presidencë të Kosovës.

Ata do të priten nga e para e këtij institucioni, Vjosa Osmani.

Pas kësaj ata pritet që të zhvillojnë takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Të martën ata është planifikuar që të dalin në konferencë për media lidhur me vizitën e tyre dyditore në Prishtinë.