Fjalë Kyçe

Palmer i telefonon Vuçiqit, pret rinisjen e shpejtë të dialogut

Palmer i telefonon Vuçiqit, pret rinisjen e shpejtë të dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një video-lidhje me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në mesin e disa temave, Vuçiq dhe Palmer kanë diskutuar edhe për situatën e përgjithshme rajonale, shkruan danas.rs.

Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe presin një rinisje të dialogut së shpejti.

“Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se ai pret që dialogu të vazhdojë së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime për çështje të diskutueshme”.

Ndërkohë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Vuçiç posaçërisht theksoi se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi real dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”.