Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën Juglindore, Mathew Palmer, sot gjatë paradites ka ftuar liderët e shqiptarëve dhe të serbëve në Kosovë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, bën të ditur RTK2 në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Sipas këtij burimi, në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës Agim Veliu e Albin Kurti.
Nga përfaqësuesit e komunitetit serb ishte Goran Rakiq i Listës Serbe dhe Sllobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale.
Bëhet e ditur se temë e takimit ishte zhbllokimi i dialogut midis Prishtinës e Beogradit.
Lidhje me këtë takim, nuk ka pasur njoftim nga burime të tjera.