Fjalë Kyçe

Palmer ose Montgomery pritet që ta zëvendësojnë Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

Palmer ose Montgomery pritet që ta zëvendësojnë Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të rikthehen në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me kapacitete të plota.

Shumë shpejt pritet që të emërohet i dërguari i posaçëm i Washingtonit për këto bisedime, raporton Novosti, transmeton Klankosova.tv.

Sipas disa burimeve diplomatike, në këtë pozitë pritet që të emërohet Matthew Palmer ose Molly Montgomery.

Palmer është i angazhuar në rajon si Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së dhe si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq Montgomery së fundmi është emëruar në pozitën e Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Deri para zgjedhjeve për President të SHBA-së, pozitën e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka mbajtur Richard Grenell.