Fjalë Kyçe

Palmer tregon qëndrimin amerikan karshi ujdisë Kosovë-Serbi

Palmer tregon qëndrimin amerikan karshi ujdisë Kosovë-Serbi

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme, njofton Zëri i Amerikës.

“Çështja e kufijve mundet po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë”, ka thënë ai.

“Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët ndjejnë se mund ta shesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden”, ka deklaruar Palmer.