Në shtetin e Rhode Island në SHBA, një vajzë nëntë vjeç që sapo kishte zbritur nga autobusi i shkollës. Ajo ishte kthyer një orë më vonë në dhe personi është arrestuar të nesërmen nga policia dhe tani gjendet në burg, transmeton Gazeta Metro.
Vajza shihet nga pamjet e lëshuara nga Policia e qytetit Providence prej kamerave të sigurisë kur Luis Martinez-Romero, 34 vjeç i maskuar del nga xhipi i tij dhe me vrap i afrohet nga prapa viktimës kap vajzën dhe tërheqë atë në veturë dhe largohet me të.
Ajo ishte kthyer nga ai një orë më vonë në të njëjtën zonë, sipas policisë. Incidenti kishte ndodhur me 5 tetor dhe i dyshuari është arrestuar të martën dhe akuzohet për kidnapim të një adoleshenti dhe sulm seksual.
“Ky individ i rrezikshëm është hequr nga rrugët tona pas punës së shpejtë të oficerëve tanë të policisë” ka deklaruar policia.