Një motoçikletë është kapluar nga flakët sot në Mitrovicë. Pamje nga vendngjarja ka dërguar një lexues i Gazetës Express, teksa shihet përpjekja e qytetarëve për ta lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten akoma të panjohura.
Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur në rrugë në Mitrovicë.