Fjalë Kyçe

Pamje mahnitëse nga Jezerci: Kaq shumë borë ka rënë sot atje

Pamje mahnitëse nga Jezerci: Kaq shumë borë ka rënë sot atje

Jezerci i Ferizajt është mbuluar nga bora sot dhe pastrimi i rrugëve po bëhet në mënyrë të duhur, derisa nga atje është publikuar edhe një video, shkruan Gazeta Metro.

Në Kosovë sot ka mbajtur mot i ftohtë, ku në shumicën e vendeve malore ka rënë një sasi e borës, e gjithashtu edhe në disa qytete.

Jezerci është vend malor në komunën e Ferizajt, ku atje bora ka rënë në një sasi të madhe dhe pamja duket e mrekullueshme.
Në videon e publikuar shihet edhe borëpastruesi duke larguar borën nga asfalti.

Aktualisht temperaturat atje janë 2 gradë Celsius, derisa në mbrëmje pritet të shkojnë deri në minus 7 gradë.

Ditëve në vijim nuk pritet që të ketë më reshje të borës në Kosovë, pritet vetëm shiu.