Fjalë Kyçe

Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Pamje nga aksidenti i rëndë në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Rreth orës 17:15, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave.

Aksidentin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:15, në pjesën e autostradës Bresje-Vetërnik, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona”, ka thënë Krasniqi.

Lexues kanë dërguar edhe video të këtij aksidenti, ku duket se dëmet janë të mëdha.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.