Fjalë Kyçe

Pamje nga aksioni i policisë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Veri

Pamje nga aksioni i policisë në “Lagjen e Boshnjakëve” në Veri

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net. se operacioni është duke u zhvilluar në disa lokacione, duke mos dhënë detaje të tjera.

Sipas raportimeve në media, policia është duke hetuar pistat nga ku kontrabanda nga veriu i vendit ishte shpërndarë në vende të tjera të Kosovës.

Në disa pamje të publikuara shihen disa pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës duke kryer kontrolle pranë një lokali në këtë lagje.

Policia ende nuk ka dalë me informacione zyrtare në lidhje me këtë aksion.